Biznes

Apple ul çmimet e produkteve të Beats me 10 %

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Apple ul çmimet e produkteve të Beats me 10 %

gsmarena_001Me blerjen e kompanisë Beats by Dr.dre, Apple tashmë zotëron dhe menaxhon të gjitha produktet e kësaj kompanie, të cilat mund të gjenden në dyqanin online të saj. Apple kontrollon drejtimin e shitjeve dhe çmimin e këtyre produkteve.

Kompania ka vendosur që të bëjë ulje çmimi me 10 përqind për të gjitha produktet që mbajnë markën Beats. Kjo ulje nuk do të zgjasë shumë, pasi mbaron më datë 23 gusht. Megjithë këtë uljeje çmimesh, produktet e Beats by Dr.dre, të cilat janë kryesisht kufje kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të shtrenjta. Sipas shumicës së përdoruesve, cilësia e tyre nuk e justifikon këtë çmim të lartë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>