Biznes

Apple urdhërohet të bëjë publike marrëveshjen me HTC

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Apple urdhërohet të bëjë publike marrëveshjen me HTC

Një gjykatë në Kaliforni ka urdhëruar Apple të bëjë publike versionin e paredaktuar të marrëveshjes së kohët të fundit mes saj dhe HTC, pasi Samsung Electronics ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi në gjyqin e saj me Apple. Megjithatë, dokumenti mund të shihet vetëm nga gjykatësit , ka thënë gjykatësi Paul S. Grewal në San Hoze.

HTC kishte rënë dakord të jepte një shembull të marrëveshjes së saj me Apple për patentën, me kusht që të ishte e redaktuar për të hequr termat që lidheshin me pagesën dhe se si përllogaritej pagesa.

Dokumenti i redaktuar duhet të kishte etiketën “Tepër Konfidenciale – Vetëm për Sytë e Gjykatësve”. “Termat e kompensimit që kërkojmë të redaktojmë janë shumë sensitive”, ka deklaruar HTC në gjykatë.

Në fillim të këtij muaji, Apple dhe HTC ranë dakord për mospajtimet në lidhje me patentat për 10 vjet, ku kompanitë në fjalë do t’i ofrojnë patentat njëra-tjetrës. Termat e kësaj marrëveshjeje janë mbajtur sekret.

Samsung-u i ka kërkuar gjykatës që të detyrojë Apple të sjellë një kopje të marrëveshjes së saj me HTC, pasi përfshin edhe disa patenta për të cilat Samsung dhe Apple janë duke bërë gjyq mes tyre. Gatishmëria e Apple për të licencuar patentat për të cilat ka bërë padi mund të minojë pretendimin e saj për dëm të pariparueshëm dhe të demonstrojë se dëmshpërblimi financiar është i nevojshëm, ka thënë Samsung në kërkesën e parashtruar para gjykatës javën që shkoi.

Kompania nga Koreja e Jugut ka deklaruar në seancën e fundit se termat financiare të marrëveshjes mbështesin argumentet e saj se pagesa për të drejtat e autorit është alternativë më e përshtatshme sesa një urdhëresë permanente.

Gjykata ka caktuar një tjetër seancë në dhjetor për të vendosur për kërkesën e Apple për një shumë permanente parash nga shitja e disa prej telefonave të Samsung. “Shumë palë të treta në raport me këtë çështje i kanë paraqitur marrëveshjet e tyre të licencave, pa i redaktuar termat financiare, sipas urdhrit “Vetëm për Sytë e Gjykatësve” sepse termat financiarë janë qartazi relevante në këtë çështje mes Apple dhe Samsung”, -shkruan gjykatësi Grewal në urdhrin e tij.

HTC nuk ka të drejtë për ndonjë trajtim special, aq më shumë kur ka pranuar se urdhri mbrojtës i gjykatës është i mjaftueshëm dhe se i jep integritet nga Samsung, ka shtuar ai.

Gjykata gjithashtu ka rënë dakord me lëvizjen e Samsung për të detyruar dhënien e dëshmive të tjera nga tre ekspertë të Apple të cituar në kërkesën e Apple për urdhëresë të përhershme ndaj Samsung. Gjithashtu u lejua kërkesa e Apple për të bërë edhe dy dëshmi shtesë, nëse miratohej kërkesa e Samsung. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleHTC
Lajmet e fundit>