Biznes

Apple urdhërohet ti paguaj VirnetX 368 milionë dollarë për patentat

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Apple urdhërohet ti paguaj VirnetX 368 milionë dollarë për patentat

Një gjykatë federale në Texas ka urdhëruar kompaninë Apple të paguaj shumën prej 368 milion dollarësh kompanisë softuerike VirnetX për shkak të patentave.

Patenta në këtë rast është e lidhur me VPN (Virtual Private Network), sipas numrit të patentave 8,05,181 në SHBA për “Metodën e krijimit të sigurtë të linkut komunikues në mes kompjuterëve në rrjetin privat virtual”.

Në vitin 2011, kompania VirnetX ka paraqitur ankesën origjinale, duke pretenduar se patenta e tyre është përdorur në iPhone 4S.

Përveç fitores mbi këtë patentë, VirnetX po ashtu ka ngritur edhe një ankesë te Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare në SHBA duke pretenduar se tërë linja e produkteve mobile të Apple shkel patentat e tyre për wireless.

Ky Komision hodhi poshtë një ankesë të ngjashme në muajin gusht, për arsye teknike. Në atë kohë VirnetX premtoi se do të paraqesë një ankesë të re. (PCWorld Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>