Harduer

Apple vret modelin e fundit 16GB të linjës iPhone

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Kompania hoqi nga qarkullimi opsionin 16GB të iPhone 7 dhe modeli i fundit me këtë memorje kishte ngelur iPhone SE. Apple vret modelin e fundit 16GB të linjës iPhone Photo Source: Apple

Apple e ka zgjatur shumë. iPhone 16GB i disponueshëm që nga 2015 u bë problematik vitin e fundit për shkak të memorjes së kufizuar dhe rritjes së madhësisë së fotove dhe videove.

Kompania hoqi nga qarkullimi opsionin 16GB të iPhone 7 dhe modeli i fundit me këtë memorje kishte ngelur iPhone SE.

Duke filluar nga data 24 Mars, iPhone SE do të jetë i disponueshëm vetëm në 32GB dhe 128GB. Çmimi ngelet i pandryshuar. Në të vërtetë është përmirësimi që duhej të kishte mbërritur vitin e kaluar dhe jo sot.

Më në fund mund të themi: Lamtumirë iPhone 16GB. Nuk do të na mungosh fare. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>