Harduer

Apple Watch do të ketë 512 MB RAM dhe 4 GB hapësirë të dhënash

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Apple Watch do të ketë 512 MB RAM dhe 4 GB hapësirë të dhënash

gsmarena_001Një firmë kërkimore e quajtur Cowen dhe një kompani tjetër janë përpjekur të gjejnë më shumë detaje rreth orës inteligjente të Apple duke vështruar zinxhirin e furnizimit të pajisjes. Në këtë fazë prodhimi, është zbuluar se ora do të ketë 512 MB RAM dhe 4GB hapësirë brendshme. RAM do të prodhohet përmes teknologjisë Micron dhe Hynix të Samsung, ndërsa hapësira prej 4 GB për ruajtjen e të dhënave do të furnizohet nga disa prodhues madhorë të NAND.

Po ashtu kjo firmë kërkimore beson se Apple më shumë gjasa mund të ofrojë një orë inteligjente Apple me 8 GB hapësirë të dhënash, por modeli 4 GB mendohet të jetë konfigurimi standard. Raportohet gjithashtu se çip Wireless është i ngjashëm me atë që ndodhet në iPhone 5S, Broadcom BCM43342 i cili mbështet valët GPS. Kjo është kundra asaj çfarë Apple ka zyrtarizuar se në mënyrë që ora inteligjente të funksionojë me GPS duhet të “bashkëpunojë” me sensorin GPS në iPhone.

Ajo që bie më shumë në sy është se Apple Watch do të jetë ora e parë inteligjente që do të karakterizohet nga një çip i dedikuar. Ndryshme nga modelet e tjera të orës inteligjente që përdorin mikroçipe të ngjashme me ato në smartonët, çipi Apple S1 mendohet të ofrojë një efikasitet superior falë dizajnit të tij specifik. Gjithesesi, raporti aktual vë theksin tek domosdoshmëria e ngarkimit ditor të Apple Watch, por besojmë se kompania ka shumë punë për të bërë në këtë departament deri në datën e lançimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>