Blog

Apple Watch identifikon saktësisht hipertensionin dhe apnean e gjumit

Nov 16 2017
0 Shpërndarje
Përtej kësaj, studimi kërkon të nxisë zhvillimin e këtyre pajisjeve. Gjigandët e teknologjisë kanë zhvilluar sistem të cilat mund të zhvillojnë më tej veshjet elektronike. Apple Watch identifikon saktësisht hipertensionin dhe apnean e gjumit

Një studim zbuloi se veshjet elektronike si Apple Watch dhe Fibit mund të përdoren për të identifikuar tensionin e lartë dhe apena e gjumit, ndërprerjes së përkohshme të frymëmarrjes.

Hulumtuesit thonë se të dhënat e marra nga sensorët e këtyre pajisjeve elektronike të kombinuara me algoritmat e inteligjencës artificiale mund të parashikojnë nëse një njeri rrezikohet nga probleme shëndetësore të caktuara në të ardhmen.

Studimi u krye nga startupi Cardiogram dhe UCSF. 6,000 subjekte u analizuan ku disa prej tyre u diagnostikuan me sëmundjet në fjalë.

Përtej kësaj, studimi kërkon të nxisë zhvillimin e këtyre pajisjeve. Gjigandët e teknologjisë kanë zhvilluar sistem të cilat mund të zhvillojnë më tej veshjet elektronike.

Konkretisht Apple është përfshirë në një partneritet me Universitetin Stanford. Në mënyrë proaktive, kompania ka nxitur zhvillimin e aplikacioneve të shëndetit falë sensorëve të integruar në Apple Watch.

Një patentë e re e kompanisë synon të identifikojë situatat emergjente shëndetësore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>