Lajmet

Apple Watch po përballet me probleme në çdo hap të prodhimit të saj

Mar 25 2015
0 Shpërndarje
Apple Watch po përballet me probleme në çdo hap të prodhimit të saj

tim-cook-looking-worried-or-sad-1Ora inteligjente e shumëpritur e Apple më në fund do të mbërrijë në treg në 24 prill. Por fjalë të shumta që qarkullojnë kanë zbuluar se prodhuesit po hasin shumë probleme gjatë prodhimit të saj. Një burim i sigurt i Apple Insider ka raportuar se Apple Watch ka paraqitur probleme në pothuajse në cdo stad të zhvillimit të saj.

Pervec kësaj, është raportuar gjithashtu nga faqja e lajmeve tajvaneze, UDN Mobile se kompania me bazë në Kupertino mund të reduktojë numrin e dërgesave të këtij produkti fillimshit. Pra pritet që njësitë e para që do të hidhen në treg të jenë në një numër më të vogël se ai i parashikuari. Kjo është dicka e rëndësishme pasi kompania po has probleme në përpjekjen e saj të parë pas 5 vitesh për të sjellë në treg një kategori të re produkti. Ka shumë mundësi që këto probleme të shkaktojnë vonesa por kjo nuk është hera e parë që ndodh nga Apple ndaj nuk kemi pse habitemi.

Edhe pse tanimë është në procesin e prodhimit, Apple Watch vazhdohet të konsiderohet si ‘një vrimë e zezë’, kjo për shkak të mënyrës se si kompania rekrutoi punonjësit dhe mblodhi burimet për krijimin e këtij produkti. Që në momentet e para të supozimeve mbi ardhjen e një ore inteligjente nga Apple në treg, publiku i kushtoi një vëmendje të madhe asaj dhe tanimë mezi pret që kjo orë të bëhet e disponueshme. Duke marrë parasysh reagimet e publikut kompania ka parashikuar se numri Apple Watch që do të shiten do të jetë më i madh se kurrë ndonjëherë përsa i përket kësaj kategorie produkti. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>