Lajmet

Apple Watch Series 3 probleme me rrjetin celular LTE

Sep 20 2017
0 Shpërndarje
Apple Watch Series 3, iPhone 8, dhe iPhone 8 Plus godasin tregjet së shpejti. Këto produkte mjaft jetike për prosperitetin e kompanisë, kanë një impakt të lartë në të ardhurat e saj. Apple Watch Series 3 probleme me rrjetin celular LTE

Lajmet se ora inteligjente e Apple, Watch Series 3, ka probleme me konektivitetin LTE, bënë një të ngadalësohej marshi i gjigandit Amerikan drejt një kompanie me vlerë 1 trilion dollar.

Aksionet ranë me 2.5% mëngjesin e së Enjtes, një rënie substanciale për një kompani si Apple. Aktualisht ajo vlerësohet me 800 miliar dollar dhe një rënie sado e vogël mund ti humbasë dhjetëra miliard dollar në vlerë.

Grafiku i mëposhtëm tregon sesi gjatë ditës së Mërkure aksionet ranë nga 158 dollar në 154 dollar.

Apple Watch Series 3, iPhone 8, dhe iPhone 8 Plus godasin tregjet së shpejti. Këto produkte mjaft jetike për prosperitetin e kompanisë, kanë një impakt të lartë në të ardhurat e saj.

Megjithatë sytë e të gjithëve janë drejt iPhone X, edhe pse dy iPhone e tjerë dhe Apple Watch përfaqësojnë një pjesë kritike të rritjes së pritur të Apple.

Por çfarë është ky problem? Një zëdhënës i kompanisë tha për The Verge se kur Apple Watch Series 3 lidhet me një rrjet Wi-Fi pa konektivitet, bllokon njëherazi qasjen në rrjetin LTE.

Apple konfirmoi se ishte në kërkim të një zgjidhje me anë të një përditësimi softueri.

Ky tre mujor është shumë i rëndësishëm për Apple. Të ardhurat do të tregojnë sesi janë pritur produktet e reja dhe sa do të ja arrijë të zhvillojë më tej portofolin e produkteve si HomePod, AirPods dhe AirPower.

Pritshmëritë e Wall Street janë të larta, sidomos nga iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>