Blog

Apple, Youtube, Facebook dhe Spotify mbyllin kanalet e Alex Jones

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
Facebook tha faqet e Alex Jones përdorin një gjuhë grafike të dhunshme dhe gjuhë anti humane në drejtim të myslimanëve dhe emigrantëve. Apple, Youtube, Facebook dhe Spotify mbyllin kanalet e Alex Jones

Apple, Youtube, Facebook and Spotify mbyllen të gjitha kanalet e komunikimit të konspiracionistit Alex Jones duke thënë të Hënen se autori i Infowars ka shkelur standardet e komunitetit.

Që nga themelimi i Infowars në 1999, Jones ka ndërtuar një audiencë të madhe. Në mesin e teorive që ai propozonte ishte sulmi i 11 Shtatorit 2001 ku thotë se ishte punë e brendshme.

Facebook tha faqet e Alex Jones përdorin një gjuhë grafike të dhunshme dhe gjuhë anti humane në drejtim të myslimanëve dhe emigrantëve.

Kanalet e tjera në Twitter nuk shkelin politikat e përdorimit të rrjetit social. Sakaq aplikacionet në Apple dhe Google Play vijojnë të jenë online.

Në Korrik Facebook mbylli profilin personal për 30 ditë me pretekstin se kompania po përdor gjuhën e urrejtjes.

Jones gjithashtu promovoi teorinë se masakra Sandy Hook në 2012 ishte një mashtrim për të promovuar kontrollin e armëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>