Harduer

Apple zbaton programin e zëvendësimit të baterive difektoze të iPhone 5

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Apple zbaton programin e zëvendësimit të baterive difektoze të iPhone 5

iphone_5_battery_dead_heroApple tani është duke ofruar një program falas për zëvendësimin e baterive të iPhone 5 që janë difektoze. Sipas Apple këto produkte zakonisht nuk mbajnë shumë bateri dhe kërkojnë karikim të shpeshtë.

Nëse mendoni se dhe telefoni juaj e ka këtë lloj problemi, atëherë duhet ti drejtoheni faqes mbështetëse të Apple, të kontrolloni numrin serial të iPhoni-t tuaj dhe të shikoni nëse telefoni juaj kualifikohet për një zëvendësim baterie.

Sipas Apple vetëm një përqindje e vogël e telefonëve hasin këtë problem, kryesisht modelet që u shitën në periudhën shtator 2012 dhe janar 2013. Programi i zëvendësimit filloi menjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë dhe më 29 gusht do të fillojë të vihet në zbatim dhe në shtetet e tjera.

Konsumatorëve u sugjerohet të bëjnë “backup-in” e telefonit të tyre para se të fillojnë riparimin, të çaktivizojnë opsionin “Find my iPhone” dhe më pas të fshijnë gjithë të dhënat. Riparimet mund të bëhen vetëm në pika të autorizuara nga Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>