Blog

Apple zbuloi një punësim ilegal të studentëve në një fabrikë të iPhone X në Kinë

Nov 22 2017
0 Shpërndarje
Sipas FT, studentët ishin të moshave 17-19 vjeç dhe ishin detyruar nga shkolla e tyre të bëheshin pjesë e internshipit. Apple zbuloi një punësim ilegal të studentëve në një fabrikë të iPhone X në Kinë

Prodhuesi i shquar i telefonëve inteligjentë Apple dhe partneri i saj më i madh i prodhimit të tyre thanë ditën e Mërkure se ishte zbuluar një numër i vogël studentësh duke punuar jashtë orarit në një fabrikë Kineze, diçka e cila përbën shkelje të ligjeve lokale.

Studentët kanë punuar vullnetarisht përmes 11 orë në ditë si pjesë e një programi intershipi në fabrikën Hon Hai Precision, njohur ndryshe edhe si Foxconn.

“Kemi zbuluar disa studentë të cilët punonin me orë të zgjatura në një fabrikë në Kinë. Ne e konfirmojnë se ata kanë punuar vullnetarisht dhe janë kompensuar, por nuk duhej të ishin lejuar të punonin jashtë orarit,” tha Apple.

Apple dhe Foxconn janë akuzuar edhe në të kaluarën për praktika pune të papëlqyeshme. Shkeljet e kësaj jave vinë ndërsa Apple po përpiqet ti përgjigjet kërkesës së konsumatorëve për iPhone X.

Financial Times raportoi për herë të parë gjashtë studentët të cilët punonin në orare të zgjatura në një fabrikë dhe se ishte domosdoshmëri për diplomimin e tyre.

Sipas FT, studentët ishin të moshave 17-19 vjeç dhe ishin detyruar nga shkolla e tyre të bëheshin pjesë e internshipit.

Grupet e të drejtave të punëtorëve vazhdimisht kanë kritikuar Apple dhe Foxconn për oraret e gjata të punës dhe mos sigurimin e shëndetit të tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>