Harduer

Apple zbulon datën e prezantimit të iPhone të rinj

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu është përfolur lançimi i një modeli me kosto të ulët i ngjashëm me iPhone X por ekran LCD dhe jo OLED. Apple zbulon datën e prezantimit të iPhone të rinj

Apple tha ditën e Enjte se do të mbajë një aktivitet më 12 Shtator në Teatrin Steve Jobs në ambientet e reja të kompanisë në Kupertino të Kalifonisë ku pritet prezantimi i iPhone të rinj.

Analistët besojnë se Apple do të lançojë tre modele të reja këtë vit, përfshirë një me ekran më të madh sesa paraardhësi iPhone X.

Gjithashtu është përfolur lançimi i një modeli me kosto të ulët i ngjashëm me iPhone X por ekran LCD dhe jo OLED.

Ftesa e Apple zihet nga ngjyra e artë duke shtuar spekulimet se pasardhësi i iPhone X do të jetë në ngjyrë të artë krahas gri dhe argjendtë që ishte vitin e kaluar.

Pak orë më pas 9to5Mac postoi foto të dy iPhone në ngjyrë të artë. Sajti tha se flagshipi do të quhet iPhone XS dhe krahas iPhone të rinj kompania do të sjellë një orë të re Apple Watch. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>