Analiza

Apple zbulon një pjesë të shifrave për kërkesat e qeverive për të dhënat mbi klientët

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Apple zbulon një pjesë të shifrave për kërkesat e qeverive për të dhënat mbi klientët

appleApple ka publikuar së fundmi një raport (Report on Government Information Requests) që tregon shifra të detajuara mbi kërkesat që ka marrë nga qeveritë e ndryshme të botës për të zbuluar të dhëna mbi konsumatorët.

Aktualisht, kompania ka dhënë vetëm një numër të përgjithshëm për SHBA-në.

Tabela e mëposhtme tregon më me detaje mbi kërkesat e ardhura në adresë të kompanisë për periudhën 1 janar 2013 – 30 qershor 2013.

apple shifraKy lloj raporti publikohet për herë të parë nga Apple dhe përmban të gjitha të dhënat që i lejohet ligjërisht kompanisë të bëjë publike. Apple shtoi se do të vazhdojë të tregohet transparente në të ardhmen duke e kërkuar një gjë të tillë.

Në muajin qershor kompania zbuloi se kishte marrë 4000 – 5000 kërkesa nga zyrtarët amerikane gjatë periudhës dhjetor 2012 – maj 2013. Në muajin korrik, Apple u bashkua me kompani të tjera teknologjike si Google dhe Facebook, për të firmosur një peticion ku kompanitë të kishin të drejtë të publikonin numrin e kërkesave që merrnin.

Fillimisht, kur dolën në internet lajmet se Apple ishte i implikuar në programin e survejimit PRISM të NSA-së, kompania e mohoi përfshirjen në të, duke thënë se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë program. (PCWorld Albanain)

Tags >

AppleNSA
Lajmet e fundit>