Lajmet

Apple zbulon planet për shfletuesin Safari në 3D

May 29 2012
0 Shpërndarje
Apple zbulon planet për shfletuesin Safari në 3D

Gjatë viteve të ardhshme do të kemi mundësinë të përjetojmë kënaqësinë e shfletimit të Internetit në 3D, dhe këtë mundësi do ta provojmë falë patentës se re të Safari, shfletuesit të Apple. Patenta e re tregon detaje për një version 3D të Safari, e cila do t’u lejoj përdoruesve të ruajnë bookmark, e-mail, dokumentet dhe aplikacionet e tyre, në një format 3D.

Kjo teknologji e re u mundëson përdoruesve hapjen e shumë dritareve, të cilat mund të kontrollohen lehtësisht. Këto dritare do te jenë të vendosura njëra mbi tjetrën në formë raftesh, dhe do të gjendeshin në një ambient 3D. “Dritaret e hapura në 2D mund të organizohen shumë mirë në një ambjent 3D”, shkruan patenta.

“Gjatë kohës që përdoruesi do të jetë duke naviguar në një raft, raftet e tjera do të ndodhen ngjitur me të parin, në një pamje të përparme. Kur përdoruesi të zgjedh një raft, ky i fundit do të kthehet në 2D, për të qartësuar më mirë se në cilin ai po punon.”

Kur Apple përmend punën me rafte do të thotë se një grup do të përfaqësojë diçka të veçantë si e-mail, aplikacione etj. Objektet mund të jenë të organizuara në një ambient 3D, të cilat do të jenë në formë hierarkie. Përdoruesit do të jetë në gjendje të navigojë të gjithë ambientin në një kohë shumë të shpejt pasi organizimi do të jetë shumë praktik.

Google shtoi disa opsione grafike 3D në Google Chrome vitin që shkoi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>