Lajmet

Apple zgjeron versionin test të iWork për iCloud drejt zhvilluesve me llogari pa pagesë

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Apple zgjeron versionin test të iWork për iCloud drejt zhvilluesve me llogari pa pagesë

iclude grovApple ka filluar zgjerimin e iWork për iCloud versionin test, duke i ftuar zhvilluesit me llogari pa pagesë të fillojnë testimin e versionit të brendshëm në shfletues të faqeve të Apple, si dhe aplikacioneve Numbers apo Keynote.

Raportet thonë se Apple ka filluar dërgimin e ftesave për iWork për iCloud si për zhvilluesit me llogari me pagesë, ashtu edhe për zhvilluesit me llogari pa pagesë. Disa raporte sugjerojnë që edhe jo zhvilluesit janë ftuar për të testuar versionin test të aplikacionit, por Apple e mohoi këtë lajm.

Zhvilluesit që kanë marrë një ftesë me e-mail nga Apple mund të aksesojnë iWork për iCloud versionin testues direkt duke shkuar në beta.icloud dhe duke u regjistruar me përdorimin e tyre të identifikimit Apple.

Versioni final i iWork për iCloud pritet të dal gjerësisht në publik vitin e ardhshëm. Për më shumë informacione kërkoni për versionin test tek. (PCWorld Albanian)

Tags >

iCloud
Lajmet e fundit>