Biznes

Apple zyrtarisht ka ulur çmimin e iPod-it klasik

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
Apple zyrtarisht ka ulur çmimin e iPod-it klasik

6d73d5d7e9280bae4c739f8cbb0154e23b9ccec7iPodi që luan muzikë debutoi në treg 13 vjet më parë, më 1 tetor 2001. Ai mbeti për shumë kohë ndër top produktet e Apple pavarësisht uljeve të herëpashershme të çmimit dhe rritjen e përdoruesve të aplikacioneve muzikore në telefonë.

Tani, duke qenë se Apple po zhvillon produkte me ekran më të madh apo produkte që vishen, një iPod MP3 është kthyer në një produkt shumë antik për ti rezistuar kohës.

iPod MP3 mban 160 GB muzikë dhe shënon gjithsej 54.83 milionë njësi të shitura deri në vitin 2009. Me ardhjen në treg të iPhone dhe produkteve Android ky numër filloi të binte gradualisht. Pavarësisht të gjithave iPod mbijetoi falë çmimit 246 $ për 160 GB dhe falë pozicionit që zuri tek fansat e muzikës.

iPod Touch, që u hodh në treg në vitin 2007, 9 muaj pas lançimit të iPhone mori titullin iPodi më i suksesshëm i viteve të fundit. Kjo pajisje, e cila i ngjasonte shumë një iPhoni pa përfshirë rrjetin telefonik, nuk ka pasur rritje në shitje që kur Apple hodhi në treg iPhone 5 vjeshtën e vitit 2012. Dhe në 2014 iPod arriti 12 milion njësi të shitura, kjo shifër më e vogël se gjysma e asaj në vitin 2013. Duket se vetëm nostalgjia nuk mjafton për mbajtjen e këtij produkti lart produkteve të reja të Apple me ekran më të madh. (PC World Albanian)

Tags >

AppleiPod
Lajmet e fundit>