Softuer

Apple App Store arri në 10 miliard shkarkime

Jan 23 2011
0 Shpërndarje
Apple App Store arri në 10 miliard shkarkime

Për të promovuar këtë, Apple ka premtuar që t’i ofrojë një kartelë me vlerë prej 10,000 dollarë në kuadër të App Store, personit i cili bënë shkarkimin e 10 miliardët. Por megjithatë emri i fituesit nuk është bërë i ditur.

Dyqani është lansua në korrik të vitit 2008 me rreth 500 aplikacione ndërsa sot numëron më shumë se 300,000 aplikacione me pagesë dhe pa pagesë, për iPhone dhe iPod Touch. Rritja e popullaritetit të dyqanit ka qenë e qëndrueshme në nëntë muajt e parë, ndërsa në vitin fillim të vitit 2010 dyqani arriti në 1 miliard shkarkime, ndërsa në qershor të po atij viti arriti në 5 miliard shkarkime.

App Store ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në skenën mobile dhe konkurrentët e Apple kanë vërejtur këtë duke krijuar biznese të ngjashme. Google, Microsoft, RIM, Nokia dhe Samsung ofrojnë që të gjitha dyqanet e tyre me aplikacione.

Por biznesi në fjalë nuk ka kaluar pa kontroversitet. Në fillim, procesi i aprovimit të aplikacioneve nga ana e Apple ka frustruar zhvilluesit, që nganjëherë mbesnin para dyerve të mbyllura pa ndonjë arsye se pse iu është refuzuar aplikacioni. Por së fundi Apple ka bërë të ditur planet për të lejuar zhvilluesit që të krijojnë aplikacione me çfarëdo vegle që dëshirojnë dhe ta publikojnë në App Store Review Guidelines. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>