Siguri

Apple do të arnojë lëshimin në Safari

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Apple do të arnojë lëshimin në Safari

Apple ka konfirmuar se do të paraqes një përditësim softuerik i cili do t’i adresohet lëshimit të zbuluar së fundi në mënyrën sesi pajisjet mobile trajtojnë disa ueb faqe. Arnimi do të arnojë një lëshim që teorikisht e bënë të mundur për një haker të ketë qasje në një iPhone, iPad apo iPod Touch duke mashtruar përdoruesin që të hap një dokument PDF të ngarkuar me kod të dëmshëm.

Problemi u vë në pah pas paraqitjes së aplikacionit “Jailbreak” nga iPhone Dev Team për iPhone. Versionet e mëhershme është dashur të ngarkohen në pajisjes përmes kompjuterit, por tani versioni i ri i JailbreakMe mund të instalohet dhe të punojë në një pajisje thjeshtë duke vizituar ueb faqen JailbreakMe.com.

Kjo ka alarmuar ekspertët e sigurisë se një proces i këtillë mund të përdoret nga një haker për të gjetur mënyra sesi të mashtrojë përdoruesit e Apple, përmes shfletuesit të pajisjes së tyre. “Jemi në dijeni për çështjen e raportuar” tha Apple në një deklaratë. “Ne veçse kemi zhvilluar një arnim dhe ai do të ofrohet tek konsumatorët në përditësimin softuerik të radhës”.

Në anën tjetër Qeveria Gjermane beson se lëshimi i sigurisë është aq serioz sa që në mënyrë zyrtare ka paralajmëruar qytetarët e saj rreth rreziqeve nga lëshimet në Safari.

Ende nuk dihet nëse arnimi do të parandalojë funksionimin e JailbreakMe.com, ndërsa vlen të theksohet se Qeveria Amerikane vendosi që jailbreake i një celulari të bëhet me të drejtë ligjore. Në anën tjetër Apple paralajmëroi se jailbreaking do të largojë garancionin e pajisjes.

Lajmet e fundit>