Analiza

Apple do të përdor metal të lëngët në produktet e saja?

Aug 14 2010
0 Shpërndarje
Apple do të përdor metal të lëngët në produktet e saja?

Metali i lëngët është një material që prodhohet nga një kompani në Kaliforni, por ai material është ende tepër i shtrenjtë për tu përdorur në produkte industriale të shkallës së lartë.

Gjersa shumica prej nesh mbajnë në mend metalin e lëngët T1000 nga Terminator 2, detyra jonë është që t’ju shpjegojmë më mirë atë se çfarë është metali i lëngët përtej filmave fantastik-shkencor.

Metali i lëngët është në fakt më i fuqishëm sesa shumica e aliazheve tjera për shkak të strukturës së tij atomike, që nuk është aq rigide sa është një copë çeliku. Për krahasim, atomet e metalit të lëngët janë asimetrike dhe si rrjedhojë e kësaj rrisin aftësinë për t’i bërë ballë presionit më të madh.

Gjithashtu duket se metali i lëngët në formën e tij fizike është i ngjashëm me xhamin, por është shumë më i brishtë. Në momentin që përmbajtjet e tij kryesore, beriliumi dhe platini vendosen nën kontroll, aliazhi rezultues është shumë më i qëndrueshëm dhe krijon produkte më të mira.

Ne sipas të gjitha gjasave nuk do të shohim këtë teknologji në teknologji të konsumatorëve për shkak të çmimit të platinit, por padyshim që Apple si gjithnjë do të gjejë një mënyrë për të përdorur këtë në produktet e saja të ardhshme.

Lajmet e fundit>