Harduer

Apple do të shpalos kreacionin e saj më 27 janar

Jan 19 2010
0 Shpërndarje
Apple do të shpalos kreacionin e saj më 27 janar

Apple ka ftuar përfaqësues të përzgjedhur media për një event special që do të mbahet me 27 janar në qendrën e eventeve Yerba Buena të San Franciscos, duke dërguar kështu spekulime tjera rreth një Apple Tablet të paparalajmëruar dhe të pa konfirmuar deri më tani.

Si zakonisht kur bëhet fjalë për një event special të Apple, as ftesat që dërgohen nga Apple nuk ofrojnë asnjë fije detaji se çfarë mund të shpaloset, vetëm përmbajnë shumë ngjyra dhe një fjali ku shkruan “Ejani dhe shikoni kreacionin tonë më të fundit”.

Data e paralajmërimit bie në përputhje me spekulimin industrial që Apple do të shpalos diçka në fund të janarit, pasi që kjo kompani edhe është larguar nga Macworld Expo. Gjatë viteve të kaluara Apple gjithashtu ka preferuar të mbaj media eventin e vetë në vend se të bëjë shpalosje të produkteve në ngjarje tregtuese dhe beson se numri më i madh i konsumatorëve arrihet përmes dyqaneve të saja shitëse, sesa përmes ngjarjeve industriale.

Natyrisht makina e thashethemeve rreth Apple Tablet tani do të kalojë në një nivel edhe më të gjerë, por tani për tani duhet përmendur se nuk ka asnjë detaj konkret rreth pajisje Tablet nga Apple, apo rreth asaj se çfarë do të sjellë ajo apo çfarë do të jetë e aftë të bëjë.

Përveç kësaj, Apple pritet të shpalos edhe Mac të rinj, iPhone dhe iPod të rinj. Dhe në fakt, ka ardhur koha që Mac të rinj të paraqiten në linjën prodhuese të Apple.

Lajmet e fundit>