Harduer

Apple iPad do të paraqitet në treg me 3 prill

Mar 6 2010
0 Shpërndarje
Apple iPad do të paraqitet në treg me 3 prill

Wi-Fi modelet e stilit tablet-kompjuter do të paraqiten në shtije gjatë ditës së diel, ndërsa ato me rrjete Wi-Fi dhe 3G do të paraqiten më vonë gjatë këtij muaji. 

Konsumatorët mund të fillojnë të bëjnë para-porosi të iPad në dyqanin online të Apple, prej datës 12 mars.

”iPad është diçka tërësisht e re” tha shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs në një postim bërë ditën e premte në ueb faqen e kompanisë. “Ne jemi të emocionuar që të sjellim në duart e konsumatorëve këtë produkt magjik dhe revolucionar, dhe t’iu mundësojmë atyre që të lidhen me aplikacionet dhe përmbajtjet e tyre në një mënyrë më intime, më intuitive dhe më argëtuese, sesa kurrë më parë”.

I shpalosur me 27 janar, iPad është dizajnuar që të sillet si diçka e quajtur “lidhja e mangët” mes smartphone dhe kompjuterë laptop.

Ai përmban një ekran pothuajse 10 inç, punon në aplikacionet ekzistuese nga Apple App Store dhe ofrohet në versionet 16 GB, 32 GB dhe 64 GB. Është i trashtë vetëm një gjysmë inçi dhe ka një peshë të lehtë.

Çmimet fillojnë prej 499 dollarë për versionin 16 GB, 599 dollarë për 32 GB dhe 699 dollarë për 64 giga bajt.

iPad do të paraqitet në fund të muajit prill në Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë, Zvicër dhe Britani të Madhe.

Çmimet në këto vende do të lajmërohen në muajin prill dhe iPad do të paraqitet gjithashtu edhe në vende tjera në fund të këtij viti.

Lajmet e fundit>