Lajmet

Apple iPad gati për shitje

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Apple iPad gati për shitje

Stephen Fry, në një intervistë për Time tha se ai ishte “i papërgatitur rreth marrëdhënies së menjëhershme me pajisjen” kurse David Pogue në New York Times tha se “ pajisja është e dizajnuar dhe ndërtuar me një grup njerëzisht të përkryer”.

Kërkesa për pajisjen, e cila me 24.5 cm e saj, ekranin e ndjeshëm në prekje që duket sikur një iPhone i zmadhuar, është prezantuar nga shefi ekzekutiv i Apple dhe kryetari i saj , Steve Jobs, në një zjarr të publicitetit në janar.

Ai e quajti këtë “teknologjinë tonë më të përparuara në një pajisje magjike dhe revolucionare për një çmim të pabesueshëm”.

Në thelb pajisja ka impresionuar rishikuesit, të cilët mendojnë se pajisja do të jetë e mbi-popullarizuar tek njerëzit që nuk dëshirojnë një ndërfaqe të ngjashme me kompjuterët. Shkrimi mund të bëhet në një tastierë virtuale apo një tastierë fizike bashkangjitur me anë të rrjetit Bluetooth.

Analistët mendojnë se Apple mund të shesë më shumë se 3 milion pajisja të tilla gjatë këtij viti, dhe se do të jetë e përshtatshme në mënyrë ideale për lojëra, online TV, e-libra dhe gazeta online, ku që të gjitha mund të kthehen në gjëra që krijojnë para përmes aplikacioneve – programe të veçanta që shkarkohen nga App Store.

IPad në SHBA ka një çmim prej 499 dollarë për modelin më të lirë, i cili mund të lidhet në internet vetëm përmes Wi-Fi, dhe deri në $ 829 mund të shkojë çmimi për një model me kapacitet shtesë për ruajtje të të dhënave dhe për lidhje Wi-Fi dhe 3G.

Deri në 250,000 besohet se janë porositur për ofrim gjatë kësaj fundjave dhe duket se klientët e parë potencial kanë filluar të presin në radhë. Ndërsa neve na mbetet vetëm të kënaqemi me videot e shumta që do të paraqiten në YouTube.

Lajmet e fundit>