Analiza

Apple iPad po shitet më shumë se kompjuterët

Sep 12 2010
0 Shpërndarje
Apple iPad po shitet më shumë se kompjuterët

Duke paralajmëruar parashikimet e ulëta për shitje të kompjuterëve dhe rritjes së pritjeve për tablet, ai ka ngritur lartë strategjitë e Apple dhe Dell, por për sa i përket Dell është shprehur me më shumë rezerva.

Reitzes ka thënë se pret që tani njësitë e PC-ve të pësojnë një rritje prej 16 për qind prej viti në vit në 2010-ën (një rënie nga parashikimi i tij i mëhershëm prej 19  për qind) dhe më pas do të ketë një rritje prej vetëm 10 për qind në vitin 2011.

Në anën tjetër, analisti sugjeron se tabletët do të shesin 15.85 milion njësi në vitin 2011 dhe 31.2 milion njësi në vitin 2011. Kjo do të jetë edhe si rezultat i rritjes së pranisë ndërkombëtare të iPad dhe lansimeve të produkteve nga prodhues tjerë si Samsung, thekson Reitzes.

Analisti shton më tej se blerja e Palm nga ana e HP-së mund të ketë ndikimin e vet në treg, me lansimin e produkteve të reja me bazë në Palm WebOS, ndërsa sipas tij Dell me pajisjen e saj Streak nuk është konkurrent i denjë që mund të përshtatet me suksesin e iPad. /pcworld.al

Lajmet e fundit>