Harduer

Apple iPhone 4 do të ofrojë 5 megapiksel?

Dec 23 2009
0 Shpërndarje
Apple iPhone 4 do të ofrojë 5 megapiksel?

Gjenerata e ardhshme  iPhone 4 duket se do të veçohet me një kamerë me 5 megapiksel (MP), pasi që Omnivision – një kompani që furnizon Apple me sensor të imazheve, ka theksuar se ka siguruar porosi për sensorët e imazheve 5 megapikselësh, për pajisjen e radhës të Apple.

Një burim i industrisë, ka deklaruar se Omnivision ka fituar kontratën për të furnizuar Apple me sensor të imazheve për iPhone-in e radhës. Furnizuesi thekson se porosia ka të bëjë me sensor 5 megapikselësh, të cilët do ta vendosnin iPhone në barazim me konkurrencën e tij të celularëve të mençur gjatë vitit të ardhshëm.
Nëse Apple është duke kërkuar për të rritur aftësitë e kamerës së celularit të tyre, atëherë duket e logjikshme të mendohet se ata gjithashtu do të konsiderojnë edhe praninë e bliit.

Omnivision parashikon se do të furnizojë Apple me 40 deri në 45 milion nësi deri në vitin 2010, krahasuar me 21 milion gjatë këtij viti.

Lajmet e fundit>