Harduer

Apple iPhone 4G do të ketë një shtëpizë të ndjeshme në prekje?

Jan 15 2010
0 Shpërndarje
Apple iPhone 4G do të ketë një shtëpizë të ndjeshme në prekje?

Teknologjia e ngjashme në prekje sikurse tek Magic-Mouse, duket se do të mbulojë trupin e pajisjes së Apple duke krijuar një rrugë të re inovative për të naviguar përmes harduerit.

Spekulimet kanë buruar nga Bloomberg, i cili citon analistin Robert Chen nga Goldman Sachs, duke konfirmuar avancimin e shtëpizës për gjeneratën e ardhshme iPhone.

Ai gjithashtu beson se “4G do të ketë një kamerë 5 megapikselëshe për të mundësuar qëndrimin në hap me konkurrencën me HTC Milestone dhe Google Nexus One, në garën e kamerave”.

“Apple do të sjellë shumë inovacione, jo vetëm në harduer, por gjithashtu edhe në softuerin e iPhone të ri” tha Chen.

Më herët gjatë kësaj jave u raportua se një ekran OLED dhe veçoria për video chatt është duke u përgatitur për iPhone 4G, dhe se spekulimet më të fundit në lidhje me veçoritë e tij, duket se do të vazhdojnë të tërheqin edhe më shumë vëmendjen e adhuruesve të Apple.

Megjithatë ky mund të mbetet vetëm një spekulim dhe ka gjasa që të jetë paksa e tepërt për Apple, por mos harroni Apple ka ditur të befasojë, e këtë mund ta bëjë përsëri.

Lajmet e fundit>