Siguri

Apple iTunes me një lëshim kritik të sigurisë, përdoruesit në rrezik

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Apple iTunes me një lëshim kritik të sigurisë, përdoruesit në rrezik

Së paku një grup i mashtruesve ka arritur që të gjejë një vrimë sigurie që i lejon ata të kërkojnë mijëra dollar nga përdoruesit e llogarive në iTunes përmes PayPal. Në disa raste sasitë ishin të pahijshme, ku një viktimë ka bërë të ditur për TechCrunch se në llogarinë e tij ka ardhur një faturë prej mbi 4700 dollarë, por fatmirësisht ai ka arritur të mbaj bankën e tij në gjendje gatishmërie për të mos i kërkuar atij që të paguajë faturën nga PayPal.

Zyrtarë të PayPal kanë bërë të ditur se një numër i madh i llogarive të dyqanit iTunes janë komprometuar nga mashtruesit, dhe se janë duke punuar vazhdimisht për të vendosur gjërat në binarë me konsumatorët, por në anën tjetër deri më tani Apple nuk është përfshirë në këtë betejë ashtu si duhet.

Një zëdhënës i Apple ka bërë të ditur se kompania është në dijeni për problemin dhe se është duke punuar për ta riparuar. “Në mesin e masave të reja të sigurisë, tani iTunes kërkon një futje më të shpeshtë të kodit të sigurisë së kartelës së kreditit të konsumatorit” tha zëdhënësi.

”Por nëse kredit kartela juaj apo fjalëkalimi juaj në iTunes është vjedhur dhe përdorur në iTunes, ne ju rekomandojmë të kontaktoni institucionin tuaj financiare dhe të kërkoni anulimin e kartelës dhe vendosjen e një rikthimi të të hollave për çfarëdo transaksioni të paautorizuar. Gjithashtu ju rekomandojmë të ndryshoni menjëherë fjalëkalimin tuaj në iTunes” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>