Biznes

Apple konfirmon blerjen e faqes muzikore Lala.com

Dec 6 2009
0 Shpërndarje
Apple konfirmon blerjen e faqes muzikore Lala.com

Zëdhënësi i Apple Steve Dowling ka konfirmuar blerjen e të dielës, por nuk ka pranuar të ofrojë informacione të mëtutjeshme, duke përfshirë edhe atë sesa ishte vlera e marrëveshjes.

“Appleblen kompani më të vogla teknologjike me kalimin e kohës dhe ne në përgjithësi nuk komentojmë rreth blerjeve apo planeve tona” tha ai.

Lala ka zhvilluar një aplikacion, që ende nuk i ofrohet publikut, që i lejon përdoruesit të blejnë të drejtat për të transmetuar këngët nga një raft digjital për një kohë të pakufizuar në pajisjet e tyre iPhone, për 10 cent për secilën këngë.

Kualiteti i këngëve është më i ultë sesa i atyre që ofron Apple iTunes, por këngët mund të lëshohen brenda sekondave dhe kushtojnë shumë më pak sesa këngët tek iTunes, që përgjithësisht kanë një çmim që qëndron mes 0.69 deri në 1.29 dollarë.

Lala është një kompani private me bazë në Palo Alto të Kalifornisë dhe është lansuar në vitin 2006 me një kapital të përbashkët prej 35 milion dollarë nga Bain Capital LLC, Ignition Partners dhe Warner Music Group Corp. Lala ka filluar si një faqe online e shkëmbimit të CD-ve, por është rilansuar në tetor të vitit 2008 si shitës i muzikës.

Lajmet e fundit>