Siguri

Apple largon 1% të inventarit të App Store

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
Apple largon 1% të inventarit të App Store

Arsyeja pse ka ndodhur kjo është se Apple ka zbuluar se një zhvillues i madh i iPhone kishte qenë duke marrë pjesë në vlerësime mashtruese dhe si rrjedhojë e kësaj Apple ka larguar katalogun e kompanisë me mbi 1.000 aplikacione.

Kompania në fjalë është Moliker Inc, që ka zhvilluar më shumë se 1.000 tituj, shumica prej të cilëve janë të bazuar në udhëtim (për shembull Mobile Travel Guide). Kompania është akuzuar se po ka vlerësuar aplikacionet e saja me 5 yje duke tentuar të rri vlerësimet mesatare dhe të shtyjë para shitjet.

Por “rrena i ka këmbët e shkurta” dhe këtë e vërtetoi më së miri një përdorues që pa një mostër të ngjashme tek shumica e rishikimeve. Shumica e aplikacioneve kishin renditje me mbi 50 yje dhe përmbanin rishikime të shkruara dobët, të cilat kanë shërbyer më së miri për të sinjalizuar se sigurisht kjo kompani ka përdorur pjesën e 50 kodoeve promovuese të saja për të krijuar llogari false dhe gjithashtu rishikime false për aplikacionet e saja. Përdoruesi i dërgoi një email Zëvendës Presidentit të Lartë të Marketingut Anembanë Botëror të Produkteve të Apple, Phil Schiller, e ky i fundit konfirmoi se aplikacionet e këtij zhvilluesi janë larguar nga App Store dhe vlerësimet e tyre më nuk janë të pranishme.

Lajmet e fundit>