Softuer

Apple largon aplikacionin WikiLeaks nga tregu i aplikacioneve

Dec 21 2010
0 Shpërndarje
Apple largon aplikacionin WikiLeaks nga tregu i aplikacioneve

Aplikacionin mund ta shihni nga Google cache duke shtypur këtu.

Pjesë e cituar nga përshkrimi i aplikacionit të WikiLeaks:
“WikiLeaks app ju mundëson hyrje të çastit në ndodhitë më të dokumentuara të memorandumeve më të fshehta dhe në dokumente të tjera të fshehta të qeverisë.”

Aplikacioni i cili kishte çmimin 1.99 $, ofronte vështrimin e përmbajtjes së faqes WikiLeaks. Hyrja e tij në dyqanin e aplikacioneve më 17 dhjetor ishte tejet befasues, sepse Apple është zakonisht mjaft i rreptë dhe pjesërisht i paqartë për kushtet e pranimit të aplikacioneve. Faqja WikiLeaks dhe themeluesi i saj Julian Assange janë kundërshtuar mjaft dhe për t’i vendosur në një anë, por s’është mjaft e sigurtë nëse ky aplikacion drejtpërdrejt ka shkelur rregullat që përfshihen në rregulloren e Apple-it.

Në javët e kaluara ndërmarrjet e mëdha si Amazon, PayPal, Mastercard, Visa dhe Bank of America kanë provuar bashkë të shkëpusin lidhjet me WikiLeaks.

Sipas nënpunësit në Apple Igor Barinov në deklaratën zyrtare tregon që aplikacioni me të vërtetë që është larguar nga shitja.

Lajmet e fundit>