Softuer

Apple paraqet iOS 4.1

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Apple paraqet iOS 4.1

Ashtu siç raportoi Macworld prej media eventit të Apple që u mbajt me 1 shtator, iOS 4.1 sjell një bashkësi të veçorive të reja, si dhe arnime vrimash dhe përmirësime të performancës për pronarët e iPhone 3G.

Në mesin e veçorive madhore përfshihet bashkësia e imazheve HDR, Game Center, thirrje FaceTime nga Favorites Tab në celularë, ngarkim i videove full HD në MobileMe dhe YouTube përmes Wi-Fi, dhe përkrahje për TV Emisione të marra me qira nga iTunes Store.

Vrimat madhore të shënjestruara në këtë paraqitje përfshijnë një lëshim në proximity sensorin që mund të shkaktonte ndalje aksidentale të thirrjeve, si dhe të zbeh kualitetin e zërit kur përdoren shtojca Bluetooth, dhe mos të harrojmë të cekim iOS 4.1 pëfshin edhe arnimet për Nike+iPod. Pronarët e iPhone 3G do të jenë të kënaqur të shohin performancën më të mirë kur përdorin iOS 4.1

Apple gjithashtu ka arnuar një numër të vrimave të sigurisë në kuadër të përditësimit, duke përfshirë 20 lëshime vetëm në konturat e WebKit.

iOS 4.1 është një përditësim pa pagesë për iPhone 4, iPhone 3GS, iPhone 3G dhe gjeneratën e dytë e iPod Touch dhe modelet tjera më të reja. Përditësimi ka dallime në madhësi, në varësi të pajisje suaj, dhe ofrohet nga iTunes kur lidhni celularin tuaj për sinkronizim.

Lajmet e fundit>