Biznes

Apple paraqet rezultate të fuqishme në të hyra dhe shitje

Jan 20 2011
0 Shpërndarje
Apple paraqet rezultate të fuqishme në të hyra dhe shitje

Edhe bizneset, të cilat historikisht kanë evituar pajisjet e shtrenjta të Apple, kanë përqafuar produktet e saja dhe atë në numra të mëdhenj. Të martën kompania raportoi edhe rezultate rekorde të shijes dhe profitit, për tre muajt e fundit të vitit 2010, të cilat rezultate tejkaluan edhe parashikimet e analistëve.

Rezultatet e fuqishme të Apple duket se do të sjellin edhe një lehtësim për të, përkatësisht për investitorët e saj të cilët kanë qenë të shqetësuar kohëve të fundit rreth shëndetit të Steve Jobs, bashkëthemeluesit dhe shefit ekzekutiv të kompanisë. Jobs, që i mbijetoi kancerit dhe që pranoi një transplantim të mëlçisë në fillim të vitit 2009, tha të hënën se i duhet pushim mjekësor.

“Ne kemi një pasur një çerek fenomenal të festave me shitje rekorde të Mac, iPhone dhe iPad” tha Jobs në një komunikatë për media. “Ne po ndezim të gjithë motorët dhe jemi të emocionuar rreth disa gjërave që kemi në fazën e prodhimit për këtë vit”.

Apple ka bërë të ditur se të hyrat neto për tre muajt e fundit të viti 2010 janë rritur 78 për qind në krahasim me një vit më parë, dhe atë në një vlerë rekorde prej 6 miliard dollarë në krahasim me 3.4 miliard dollarë sa ishte vitin e kaluar, apo 6.43$ për aksion krahasuar me 3.67. Të hyrat tejkaluan rritjen prej mbi 70% duke arritur në 26.74 miliard dollarë, krahasuar me 15.68 miliard dollarë sa ishte një vit më parë.

Gjersa fokusimi më i madh në Apple gjatë kohëve të fundit është i lidhur me produktet mobile të saja, shitjet e kompjuterëve Mac sërish kanë tejkaluar atë të tregut të përgjithshëm të PC-ve, duke u rritur për 22%, në 4.1 milion njësi të shitura. Shitjet e laptopëve ishin veçanërisht të fuqishme, duke u rritur për 37% krahasuar me një vit më parë.

Shitjet e iPhone-ve arritën të vazhdojnë të tejkalojnë parashikimet, pasi që Apple shiti 16.24 milion njësi, apo 86% më shumë sesa një vit më parë. Kompania shiti gjithashtu 7.3 milion iPad, 75% mmë shumë sesa në çerekun e kaluar. iPad nuk ishte në ofertë të shitjes në sezonën e festave të viti 2009.

Analistët u shprehën për New York Times se rezultatet e paraqitura nga kjo kompani do të duhej t’i fusin në mendime investitorët rreth asaj nëse kompania do t’i ketë punët mirë apo keq pa Steve Jobs. “Ai është një lider i pashembullt, por ky nuk është një operacion me një njeri të vetëm dhe nuk ka qenë i tillë asnjëherë” u shpreh Barry Jaruzelski, partnerë pranë Booz & Company dhe udhëheqës i praktikës së inovacioneve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>