Harduer

Apple patenton ekran të ndjeshëm në prekje për kompjuterë

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Apple patenton ekran të ndjeshëm në prekje për kompjuterë

Mund te prekni iPad për të ndërruar faqet e revistave ose ueb faqet, ose për të luajtur lojëra ne ekran 9 inç. Andaj është e kuptueshme që duhet të keni mundësi të prekni edhe iMac-un tuaj.

Sipas një burimi, Apple mund të sjell “multitouch” edhe në kompjuter, kështu që përdoruesit do të mund të përdorin ekranin krahas tastierës. Do të shtohen seri të sensoreve në iMac, përfshirë edhe një shpejtues për të detektuar këndin e ekranit dhe të ndryshojë rezolucioni ose orientimi i ekranit.

Sipas ilustrimeve dhe përshkrimeve, kthimi i ekranit në formë për ta prekur do te largonte edhe nevojën për tastiere ose mi. Thjeshtësia e iOS është e mirë për ata përdorues me më pak eksperiencë kur mundohen të navigojnë nëpër skedarë. Edhe pse do të ishte e vështirë të zhvillohet sistem operativ i ri nga fillimi, një inxhinier nga Apple tha se “Sistemi Operativ i iPhone mund të shtohet mbi OS X, ngjashëm me Apple Front Row”, e cila përdoret për te shikuar filma dhe dëgjuar muzike.

Lajmet e fundit>