Vëzhgim

Apple Ping, diçka si Facebook por vetëm për muzikë

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Apple Ping, diçka si Facebook por vetëm për muzikë

Në ngjarjen vjetore muzikore të Apple në San Francisco, CEO i Apple Steve Jobs tha se “Ping” është pjesë e 10 përditësimeve për iTunes që do të paraqiten së shpejti në treg, “diçka si Twitter e Facebook, në iTunes”.

Ping – një term kompjuterik për të bërë kontakt – do të jetë diçka si ‘Twitter takohet me Facebook në apartamentin e Last.fm dhe Rdio për funeralin e MySpace”.

Jobs ka të drejtë të krahasoj Ping me Facebook dhe Twitter, sepse ka karakteristika të huazuara nga të dy rrjetet sociale që janë të mirë-formuara në treg. Ju mund të zgjidhni të miratoni përcjellësit dhe të postoni shprehitë dëgjimit për një “rreth të limituar të miqve”, në të njëjtën mënyrë që ju lejon Facebook, apo ju mund t’i lejoni që të gjithë t’ju përcjellin, si në Twitter.

Por për dallim prej Facebook e Twitter, Ping ka qëllim të krijojë biseda (dhe reklama) përreth muzikës. Ajo përcjellë çka lëshoni ju brenda iTunes apo në iPhone/iPod Touch, për të krijuar një profil më të mirë për ju në bazë të shijeve tuaja – më saktësisht ashtu siç Last.fm ka bërë për vite me radhë me shtojcën e saj audioscrobbler.

Nëse Ping thotë se të gjithë miqtë tuaj po blejnë dhe dëgjojnë një këngë të re nga Rihana apo Snoop Dogg, ka më shumë gjasa që edhe ju vet ta blini. Dhe nëse bëni, ju padyshim që do të përdorni veçorinë e blerjes me një klikim në iTunes, sepse veçse keni të hapur programin – dhe ka gjasa që veçse ka informatat për kreditin tuaj, për shkak të blerjeve të mëhershme.

E sa i përket pjesës së MySpace në këtë ekuacion? Ajo faqe është ende e dobishme për të dëgjuar muzikë dhe për të ndjekur bende por është zëvendësuar mjaft shumë nga Twitter, si një vegël për artisë për të komunikuar me adhuruesit e tyre – diçka që Jobs dëshiron me Ping. Ata do të bëjnë këtë, nëse arrijnë ta kuptojnë se është për të mirën e xhepit të tyre.

Pritet që Ping të ofrojë edhe profile për artistë dhe njoftime në lidhje me koncertet apo këngët e tyre më të reja. Ping do të ketë avantazhe të theksuara ndaj rrjeteve tjera sociale të orientuara ka muzika si Rdio dhe Blip.fm, që duhet të bëjnë lutje për të impresionuar përdorues që veçse kanë llogari në Facebook dhe Twitter. Dhe për shkak se iTunes është veçse e ndërtuar rreth komercializmit, Ping lansohen me një qasje në 160 milion numra të kredit kartave veçse të ruajtura aty nga njerëz që veçse kanë blerë diçka – diçka që Twitter e Facebook nuk kanë.

Ping me lehtësi mund të bëhet më i gjerë në të ardhmen me përmbajtje tjera kreative Premium përmes iTunes – përfshirë libra, emisione, filma, etj.

Lajmet e fundit>