Harduer

Apple shpalos iPod të rinj

Sep 1 2010
0 Shpërndarje
Apple shpalos iPod të rinj

iPod i ri që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte iPod Touch, që fillonte me një çmim prej 229 dollarë dhe është bërë iPod me shitjen më të mirë. iPod Touch i ri është bërë më i hollë dhe shton shumë prej veçorive të reja të iPhone 4, duke përfshirë një kamerë të re të përparme dhe të prapme, “Ekran Retina” dhe Facetime, që iu mundëson përdoruesve të bëjnë video thirrje përmes Wi-Fi.

iPod Touch gjithashtu është pajisje e dorës për argëtim me shitjen më të mirë, dhe tejkalon edhe shitjet e pajisjeve tjera nga Sony dhe Nintendo, ka bërë të ditur Jobs.

149 dollarëshi iPod Nano gjithashtu ka pranuar një përditësim të theksuar. Pajisja e vogël ka përfituar një ekran të ndjeshëm në prekje dhe një mbajtës në pjesën e prapme. Apple e ka bërë pothuajse me madhësi sa gjysma e modelit të tanishëm iPod Nano dhe 42 për qind më të lehtë.

Apple gjithashtu ka rikthyer butonat në 49 dollarëshin iPod Shuffle, pasi që përdoruesit u ankuan për mungesën e tyre në modelin e vitit të kaluar. Jobs nuk përmendi iPod Classic, dhe nuk ishte i qartë nëse Apple do të vazhdojë me shitjen e tij. Të gjitha modelet e reja do të paraqiten në treg javën e ardhshme.

Ngjarja filloi ngadalë, kur Jobs paraqiti arnime rimash dhe përditësime të vogla performance për pajisjet mobile që ofron Apple. Jobs tha se versioni i ri IOS 4.1 i Apple, do të ofrojë aftësi të avancuara për kapje të imazheve, aftësi për të ngarkuar video HD përmes WiFi dhe komunitet të ri për luajtje të lojërave të quajtur GameCenter.

Jobs tha se 120 milion pajisje me iOS veçse janë në treg. Apple aktivizon 230.000 pajisje me iOS në ditë, duke përfshirë iPad, iPhone 4, iPhone 3GS dhe iPod Touch. Tani janë 250.000 aplikacione në App Store, duke përfshirë 25.000 aplikacione për iPad.

Kompania gjithashtu thuhet se ka planifikuar shpalosjen e një Apple TV, një shërbim televiziv me bazë në cloud, që është një marrëveshje që më në fund mund të vendos The Beatles në iTunes.

Lajmet e fundit>