Harduer

Apple Tablet do të jetë i ndërlidhur me “stylus”?

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Apple Tablet do të jetë i ndërlidhur me “stylus”?

Patenta e përshkruan një metodë të njohjes së shkrimit me dorë që do të ishte shumë më fleksibile sesa sistemet e tanishme.

Në thelb, patenta me fjalë të tjera parashikon që pajisja tablet të pajisjet me një “menaxher kontekstual të shkrimit të dorës”që do të jetë në gjendje të kuptojë kuptimin e fjalëve dhe të punojë me to.

Për shembull, kur një person thjeshtë shkruan emrin e dikë që dëshiron të kontaktojë dhe pajisja automatikisht do të shfaq të gjitha detajet rreth tij.

“Menaxheri i inkorporuar gjithashtu mund të përcjellë frazën tek një aplikacion ekzekutues në sistemin kompjuterik që është i lidhur me këtë informacion të futur, dhe si rrjedhojë e kësaj, mund të ketë rezultat kthimin e një pike referuese dhe një kontekst njohës në menaxherin e inkorporuar” thuhet në përshkrimin e patentës.

Pika referuese dhe konteksti njohës janë të lidhura me strukturën e të dhënave të frazës. Duke shfrytëzuar kontekstin e njohjes të njohur nga aplikacioni, motori i njohjes së shkrimit gjeneron një ose më shumë hipoteza rreth frazës dhe i afron ato tek menaxheri.

“Menaxheri përcjellë hipotezat dhe i bashkon ato me pikat referuese në aplikacion dhe gjithashtu do të jetë në gjendje ti lidhë ato në një fjali për të formuar strukturën e të dhënave”.

Megjithëse kjo tingëllon mjaft e komplikuar (vërtetë një procedurë e pakapshme për tu kuptuar!), lajmi na jep referenca të mëtutjeshme për një pajisje tablet dhe e cila është një projekt sekret i Apple që pritet të paraqitet në treg në vitin 2010.

Spekulimet tjera rreth këtij tabletin sugjerojnë se ai do të veçohet me një ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 10 inç dhe do të punojë në sistemin operativ iPhone OS, si dhe do të jetë në gjendje të lidhet me një Mac si ekran dytësor ose do të mund të shfrytëzohet si touchpad i mençur.

Lajmet e fundit>