Harduer

Apple Tablet në janar?

Dec 24 2009
0 Shpërndarje
Apple Tablet në janar?

“Ata u kanë thënë zhvilluesve të caktuar se përderisa ata krijojnë aplikacionet e tyre që të përkrahin rezolucion të plotë të ekranit (në vend të një rezolucioni të fiksuar 320 x 480), aplikacionet e tyre do të duhej të punojnë për merak” deklaroi një burim anonim për Business Insider.

Apple veçse ka marrë me qira një qendër eventi në San Francisko me 26 janar rreth paraqitjes së një produkti, dhe duket se ky do të jetë momenti kur do të paraqitet për herë të parë Tableti.

Burime të ndryshme nga interneti kanë theksuar se tani për tani është e pamundur të blihen ekrane 7 inçëshe të ndjeshme në prekje, dhe se kjo paraqet edhe një sinjal tjetër të paraqitjes së produktit të Apple gjatë janarit të vitit 2010.

Në anën tjetër një punëtorë i Apple ka shpalosur për NY Times se konsumatorët do të “jenë të befasuar mbi mënyrën sesi ndërveprohet me tabletin e ri”. E çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, askush se di…

Lajmet e fundit>