Harduer

Apple TV do të bëhet iTV, dhe do të përkrahë aplikacione

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Apple TV do të bëhet iTV, dhe do të përkrahë aplikacione

Sipas Engadget thuhet se më e rëndësishmja do të jetë shtimi i aplikacioneve. Ajo që nuk dihet është nëse aplikacionet për iPad apo iPhone do të jenë të përshtatshme me pajisjen e re apo nëse titujt iTV do të shpërndahen përmes App Store.

Burimi shton megjithatë se iTV do të jetë ende i limituar në 720p pavarësisht se 1080p është tani faktori de fakto për HD. Kufizimi sipas të gjitha gjasave duket se ka qenë një çështje e një “diskutimi të madh të brendshëm” tek Apple, por bazuar në kufizimet teknike të procesorit A4, duket se ai mund të jetë shumë i ngadalshëm për të përpunuar rezolucionin. iPad dhe iPhone 4 gjithashtu janë të ngujuar në 720p.

iTV përndryshe bie në linjë me thashethemet e mëhershme të cilat kanë bërë thirrje për një pajisje të madhësisë së iPhone 4 dhe që kushton 99 dollarë. Ajo do të ketë më së paku 16GB memorie flash, por kjo do të kompensohet me paraqitjen e iTunes streaming, që në teori do të thotë konkurrencë për shërbime si Netflix.

iTV pritet që të paraqitet dikur gjatë vjeshtës së këtij viti.

Lajmet e fundit>