Harduer

Apple TV synon të shitet 1 milion herë këtë javë

Dec 21 2010
0 Shpërndarje
Apple TV synon të shitet 1 milion herë këtë javë

Në mesin e tetorit Apple ka shitur rreth 250,000 televizione të reja të Apple-it që ishin lëshuar për përdorim në fund të shtatorit. Gjatë një thirrje për përfitimet për tre muaj, udhëheqësi ekzekutiv Steve Jobs komentoi për versionin e ri të Apple TV-së. “Është një prodhim i shkëlqyer dhe çmimi i tij 99 $ është mjaft joshës.”

Televizionet e reja të Apple-it janë duke u shitur shumë për shkak të çmimit të përballueshëm dhe veçorive të reja. Posaqërisht me llojin e ri të Apple TV-së, ndërmarrja ka mundësuar mostrën për shfaqje, duke ua mundësuar përdoruesëve paraqitjen e filmave dhe shfaqjeve televizive nga dyqani i iTunes ose nga ndonjë kompjuter në shtëpi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>