Vëzhgim

Apple vendos sërish pranga për pajisjet e saja

Aug 22 2010
0 Shpërndarje
Apple vendos sërish pranga për pajisjet e saja

Kompania ka aplikuar për një patentë, të quajtur “Sisteme dhe Metoda për identifikimin e Përdoruesve të Paautorizuar të një pajisjeje elektronike” që mbulon një seri të masave të sigurisë që të mbrojë në mënyrë automatike pajisjet nga hajdutët dhe “përdoruesit tjerë të paautorizuar”. Përdoruesit e paautorizuar siç duket përfshijnë ata që futen në jailbreaking, një proces që ndryshe në shqip nënkupton lirinë e pajisjes, duke i mundësuar në këtë mënyrë pajisjes të jetë e lirë dhe të vë në funksion edhe aplikacione që nuk janë miratuar nga kompania që prodhon sistemin operativ, në këtë rast Apple.

Aplikimi, që është bërë në shkurt të vitit 2009 dhe që është publikuar të enjten, përshkruan masat për identifikimin e “aktiviteteve të caktuara që mund të sinjalizojnë sjellje të dyshimtë” në mënyrë që të mund të aplikohen “masa të sigurisë” për të kufizuar funksionet e pajisjes. Këto aktivitete përfshijnë “haking, jailbreaking, unlocking apo largim të SIM kartelës”, thuhet në aplikim. Apple gjithashtu po synon të dërgojë paralajmërime tek përdoruesit përmes e-mail apo mesazheve me tekst nëse detektohen aktivitete të këtilla.

Aplikimi gjithashtu përshkruan një lloj masash që mund të ndihmonin në identifikimin e një përdoruesi të paautorizuar, duke përfshirë edhe aktivizimin e një kamere që mund të kap dhe geo-shënojë ambientin rrethues të pajisjes, dhe ndoshta t ë përdoruesit të tanishëm dhe të transmetojë informatat tek një pajisje e largët.

“Për shembull, një imazh i përdoruesit të tanishëm, një incizim i zërit dhe rrahjes së zemrës, apo një kombinim tjetër i ngjashëm, mund të përdoret si vlerë krahasuese. Në rast se imazhi, incizimi, rrahjet e zemrës nuk janë të njëjta me përdoruesin e autorizuar të pajisjes elektronike atëherë ai që momentalisht po mban pajisjen do të përcaktohet si përdorues i paautorizuar” thuhet në aplikim.

Kur arrihet kjo atëherë mund të “kufizohet qasja në aplikacione të caktuara e informata të ndjeshme, pastaj mund të bëhet fshirja totale e tyre etj”.

Përderisa Zyra e të Drejtave Autoriale në SHBA e ka shpallur tejkalimin e mekanizimit mbrojtës të pajisjes si të mundshëm, duke e lejuar atë me ligj, Apple në anën tjetër ka dekurajuar pronarët që të bëjnë diçka të këtillë, duke iu rekomanduar atyre se nëse veprojnë kështu do të largojnë garancionin e pajisjes. /pcworld.al

Lajmet e fundit>