Harduer

AppleInsider paralajmërojn gjeneratë të re iPhone

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
AppleInsider paralajmërojn gjeneratë të re iPhone

Duket se Apple është duke punuar me kapacitet maksimale për të sjellë produkte të reja në këtë pranverë, së pari duke paraqitur Apple Tablet në mars dhe ndoshta një gjeneratë të re iPhone në prill. KT, një partner ekskluziv në Korenë e Jugut për iPhone të Apple, ka deklaruar për Korean Times se ka plane për të paraqitur një version të përditësuar 4G të pajisjes, gjatë muajit prill.

Burimet anonime nga KT kanë bërë të ditur se 4G iPhone i ri do të ketë ekran OLED, grafikë më të mirë procesor me dy bërthama dhe opsione për video chat. Burimet nga KT gjithashtu kanë dhënë shenja për një bateri që mund të largohet si dhe për një kamerë me rezolucion më të lartë për iPhone 4G.

AppleInsider ka thënë se pjesët janë duke rënë në vendin e vet duke konsideruar raportin e saj nga java e kaluar, kur Apple ka blerë një sasi të madhe të komponteve për blic LED të kamerave. AppleInisder mendon se përkrahja dual-core për iPhone 4G sigurisht do të rrjedhë nga dizajni i procesorit Cortex-A9 nga ARM, të cilët janë në gjendje të thyejnë barrierën 2GHz.

Duke pasur parasysh tërë këto lajme që po na paraqiten në drejtim të Apple, ka mbetur që vet Steve Jobs të dala para dhe të bëjë paralajmërimin zyrtarë.

Lajmet e fundit>