Lajmet

Appsfire – Gjeni aplikacionet më të mira për iOS dhe Android

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Appsfire – Gjeni aplikacionet më të mira për iOS dhe Android

Ekzistojnë mijëra aplikacione, secili nga këto aplikacione me faqen e vet në tregun iTunes dhe Android me vlerësime dhe historinë e versioneve. Këto faqe janë mbase pak hamendëse, dëshpëruese dhe një vështirësi mjaft e madhe. Kështuqë, gjetja e aplikacioneve të dobishme kërkon punë dhe mund.

Në këtë artikull do të mund të lexoni për një aplikacion zbulues të titulluar Appsfire Deals, i cili është aplikacioni më i mirë për të gjetur aplikacionet falas.

Appsfire Deals, ka algoritme që llogarisin aplikacionet që janë pa pagesë, në shitje dhe aplikacionet që janë vlerësuar më së miri në dyqanet e aplikacioneve dhe pastaj bënë një radhitje në bazë të cilësisë së aplikacioneve. Në këtë mënyrë, ju nuk jeni të mbyllur me një listë me ikona të tmerrshme dhe emra tronditës sipas të cilave ju mundoheni zakonisht të gjeni aplikacionet e përshtatshme.

Appsfire ka katër kategori, të gjitha që shpjegohen nga vet emrat e tyre: Falas, Top falas, Ulje Çmimesh dhe Unë. Pjesa e fundit përdoret për të ndërtuar një listë me aplikacionet sipas dëshirës suaj. Kur ju e prekni yllin pranë ndonjë liste aplikacionesh, Appsfire e shton atë në listën tuaj të dëshirave dhe ju furnizon me lajme kur bëhen ulje të çmimeve të atij aplikacione apo kur ai bëhet pa pagesë.

Kjo vërtet që paraqet një veçori të dobishme.

Shkarkoni Appsfire, për iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>