Lajmet

AppWatch ju tregon kur produktet Android pësojnë ulje çmimi

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
AppWatch ju tregon kur produktet Android pësojnë ulje çmimi

Google Play ka disa funksione tepër interesante kur vjen puna tek produktet për të cilat nuk e keni marrë ende vendimin për t’i blerë.

Një prej tyre është lista e dëshirave (wishlist). Por, përtej tyre, duhet theksuar fakti se nuk ekziston një opsion që t’ju njoftojë nëse ka ulje çmimi për një produkt të caktuar. Një gjë e tillë e bën AppWatch.

AppWatch është një aplikacion që monitoron nëse produktet tuaja të preferuara pësojnë ulje.

Ai ju njofton gjithashtu mbi përditësimet e fundit lidhur me aplikacionet tuaja të preferuara Android. Këto opsione mund t’i zgjidhni ose të ndara nga njëra-tjetra ose të dyja së bashku.

Për të shtuar një produkt në listë, mjafton të klikoni butonin ‘Share’ në Google Play Store dhe të zgjidhni ta ndani atë me AppWatch. AppWatch është një aplikacion pa pagesë që mund ta gjeni në Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>