Lajmet

Arangel Angov në FLOSSTalk: “Hacker Space”

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Arangel Angov në FLOSSTalk: “Hacker Space”

Ligjërues do të jetë Arangel Angov, i cili është njëri nga themeluesit e Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur në Maqedoni dhe njëherit, ai e ka bërë formimin e një Hapësire të Hakerëve në Shkup të quajtur “KIKA”. Ai ka qenë i përfshirë në komunitetin për reklamim të Softuerit të Lirë dhe të Hapur gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai gjithashtu gjatë tetë viteve ka punuar gjithashtu si administrator i sistemeve GNU/Linux. Me pak fjalë, ai ka përvojë të mjaftueshme dhe dituri, për të cilat mund të ja vlejë vijimi i kësaj ligjërate edhe në këto temperatura të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë.

“Unë do të përpiqem që të jap një pamje të thellë e asaj që po ndodh në Hacklabin KIKA në Shkup, si filloi ai, si arrijmë ta mirëmbajmë dhe çfarë saktësisht është e nevojshme për t’u rregulluar dhe bërë për të funksionuar një hapësirë e hakerëve në qytetin tuaj,” thotë Arangel për FLOSSK.

Për ta ditur se ku do të mbahet kjo ngjarje, mund ta shikoni videon e mëposhtme, ndërsa vijimin ose movijimin tuaj të kësaj ligjërate mund ta tregoni në ngjarjen e krijuar në Facebook enkas për këtë ligjëratë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>