Vëzhgim

Archos 5: Mbresëlënës, por i shtrenjtë

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Archos 5: Mbresëlënës, por i shtrenjtë

altMedia player elegant, Archos 5 ofron shikim dhe dëgjim spektakolar të videove dhe audiove. Gjithashtu ka tonelata me tipare ekstra dhe shtesa të tjera.
Ekrani i ndjeshëm në prekje dominon aparaturën 5.0 me 3.1 me 0.5 inç. Menyja e lehtë për t’u eksploruar, është e mbushur me opsione. Edhe pse Archos 5 pranon shumicën e formateve kryesore, për versionet high-def dhe përkrahjen për audio AAC, duhet të paguani më shumë.
Në laboratorët tanë, kishte zë me 81 dB, që është më shumë se 75 db, që kishte paraardhësi i tij 605 WiFi. Në testet e mia, audioja ishte përmirësuar shumë, por tani edhe kufjet janë të përfshira në paketë, për tingujt me kualitet të lartë.

Lajmet e fundit>