Harduer

Archos 32 Internet Tablet paraqitet me më shumë detaje

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Archos 32 Internet Tablet paraqitet me më shumë detaje

Tableti i ri Archos 32 tani është paraqitur në FCC së bashku me imazhet e para dhe me manualin e përdoruesit.

Archos 32 Internet Tablet ka një ekran 3.2 inç të ndjeshëm në prekje, një procesor 800 MHz ARM Cortex A8, 8GB hapësirë për ruajtje të memories, WiFi, mikrofon dhe sistem operativ Android 2.1 (që mund të avancohet në Android 2.2).

Imazhet e para tregojnë rrumbullak në pjesën e prapme të tij por në manualin e përdoruesit të pajisjes nuk përmendet askund kamera. Rrumbullakët në pjesën e prapme ka gjasa që të jenë altoparlantë të integruar. Por kjo do të ishte një zhgënjim i madh nëse do të na paraqitet si lajm i vërtetë.

Archos 32 Internet Tablet do të paraqitet në shitje gjatë muajve të ardhshëm dhe pritet të ketë një çmim prej rreth 150 dollarë.

Lajmet e fundit>