Harduer

Archos paraqet tablet më të madh e më të lirë se iPad

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
Archos paraqet tablet më të madh e më të lirë se iPad

Kur themi më i madh e kemi fjalën një peshë prej 0.45 kilogram dhe një Archos 10-1 me një kornizë të aluminit, që mbështjellë një ekran masiv prej 10 inç që është shumë i përshtatshëm për shikim të video materialeve. Numri 10-1 korrespondon për madhësinë e ekranit të pajisjes prej 16:9.

Veçoritë tjera përfshijnë Wi-Fi b/g/n (nuk ka 3G) dhe orientim 360 shkallësh në mënyrë automatike. Archos ka gjithashtu edhe një dyqan të vetin për aplikacione të quajtur (appslib.com) që ju mundëson të zgjidhni 5.000 lloje të ndryshme të aplikacioneve, megjithëse në krahasim me konkurrencën kjo shifër duket miniaturale.

Por oferta e Archos nuk ndalet vetëm me këtë tablet pasi kjo kompani ka paraqitur edhe modelet tjera:

  •  2-8 (model me një ekran 16:9) me 4GB memorie dhe çmim 100 dollarë
  •  3-2 me 8 GB memorie, 1.3 MP kamerë dhe incizim në VGA me çmim prej 100 dollarë
  •  4-3 konkurrent ndaj iPod Touch, me 16GB, microSD, HDMI mini dalje, kamerë 2MP, procesor 800 Mhz dhe çmim 200 dollarësh (iPad 8GB për 229 dollarë ose 32GB për 299 dollarë)
  •  7-0 me 16GB memorie Flash për 275 dollarë dhe 250GB HDD për 350 dollarë
  •  10-1 ofrohet në dy versione, 8GB për 300 dollarë ose 16GB për 350 dolarë


Dy tabletët më të mëdhenjë kanë ekran të ndjeshëm në prekje, microSD, HDMI, kamerë të përparme, softuer për video-chat, etj.

Në anën tjetër Archos 10-1 pritet të paraqitet në të gjitha dyqanet anembanë botës në tetor të këtij viti.

Lajmet e fundit>