Intervista

Arianit Dobroshi: T'i promovojmë liritë autoriale

Jun 15 2011
0 Shpërndarje
Arianit Dobroshi: T'i promovojmë liritë autoriale

Ligjet e zakonshme të të drejtave të autorit kërkojnë që veprimet e përmendura të kenë qasje eksplicite, të ofrohen në avancë, qofshi ju artist, shkencëtarë, letrar, politikan apo përdorues i thjeshtë. Për të arritur këtë vizion të qasjes universale, dikush duhet të ofrojë një infrastrukturë publike, pa pagesë dhe të standardizuar që krijon balanc mes realitetit të internetit dhe realitetit të ligjeve të të drejtave autoriale. Dhe këtë e ofron: Creative Commons. 

Creative Commons zhvillon, mbështet dhe nxit infrastrukturën teknike dhe ligjore për të maksimizuar kreativitetin digjital, shkëmbimin dhe inovacionin. Në mbështetjen e licencës Creative Commons, synohet një vizion i një interneti të mbushur me përmbajtje të hapur, gjë që ka qenë edhe arsyeja se pse Arianit Dobroshi, nga Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur e Kosovës (FLOSSK) ka marrë iniciativën për të përkthyer në gjuhën shqipe këtë licencë, që ngërthen një terminologji mjaft të gjerë juridike dhe promovon vizionin për një internet të hapur me përmbajte të hapur edhe tek shqiptarët. Në një intervistë për PCWorld Albanain ai dha disa shpjegime në lidhje me këtë veprim vullnetar dhe të rëndësishëm për të drejtat autoriale. 

“Qëllimi qëndron prapa hapjes së të ashtuquajturave “Të drejtave intelektuale të pronës” , që mbështetet në tri lëvizje kryesore: Wikipedia (Njohuria e hapur), Free Knowledge (Creative Commons) dhe Free Software, që është e para prej të gjithave. Është paska ironike pse të punohet në aspektin e Creative Commons në Kosovë kur ka ligj për të drejtat intelektuale por i cili nuk respektohet, megjithatë duhet të jemi të gatshëm dhe t’i paraprijmë rrugës për të dalë në rrugën legale për shumicën e përdoruesve” u shpreh Arianit Dobroshi, në lidhje me punën e tij me përkthimin e Creative Commons.

“…është ndjenë e mirë të mos veprosh ilegalisht”

 Sipas Arianitit, veprimi përmes shfrytëzimit të Creative Commons ju mundëson përdoruesve që të kenë një lloj lirie më të gjerë. “Nëse vepra e tyre nuk respektohet, atëherë le t’iu ofrojmë përdoruesve vetvetiu një lloj lirie… ku vet prodhuesi ju mundëson një përdorim më të lehtë” . “Creative Commons nënkupton se prodhuesi i ofron të drejtat e tija drejt publikut, dhe për këtë ka arsye të ndryshme; e para është njohja dhe ka shembuj të ndryshëm ku edhe mund të gjesh artistë të mëdhenj që ofrojnë të drejtat e tyre nën Creative Commons. Madje edhe avantazhet ekonomike do të jenë më të mëdha si rezultat i njohjes së emrit”.

“… Creative Commons Zero”

“Domeni ligjor i Kosovës gjen një aplikim të përgjithshëm të këtyre licencave pa pasur nevojë të modifikohen apo diçka tjetër. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përdoren sepse në fakt janë licenca që janë krijuar për të gjetur aplikim në të gjitha sistemet ligjore” thekson ai.

Sipas tij përkthimi i Creative Commons është bërë në mënyrë që autorët të kuptojnë atë se çfarë ofrojnë këto licenca për ta, dhe të të gjashtat prej tyre tregojnë se çfarë të drejta ka autori dhe përdoruesi. “Pastaj është edhe një dokument që mundëson lirimin e produktit të autorit në domen publik, që nënkupton se produkti i tij mund të përdoret prej kujtdo. Kjo njihet edhe ndryshe si Creative Commons zero, që praktikisht do të thotë se autori i kthen prapa të gjitha të drejtat që i jep ligji dhe iu jep liri përdoruesve në mënyrë që ai të mos ketë frikë të ndiqet penalisht”. 

Sipas tij Amerika, ka një sistem të mirë të rregulluar me ligj ku produktet e krijuara prej qeverisë lirohen në domen publik, e sipas tij ky sistem duhet të gjej përdorim edhe në Kosovë. 

“Hapi tjetër është që pas përkthimit fillestar të arrijmë deri tek pjesa ku bëhet rishikimi i përkthimit në mënyrë që të bëhet sinkronizim edhe më i afërt mes përkthimit dhe terminologjisë së përdorur në Kosovë e Shqipëri. Kjo nënkupton se ky përkthim mund të kthehet shumë shpejt në një licencë të portuar në juridiksionin e Kosovës e Shqipërisë, por të cilat kanë dallime mes vete” shtoi më tej Dobroshi në lidhje me punën e bërë brenda Creative Commons. 

Nëse jeni të interesuar të kontribuoni më shumë drejt Creative Commons apo projekteve tjera të ngjashme vizitoni këtë link. Mos harroni se edhe ju mund të bëni punë të këtilla që sadopak të kontribuoni edhe më tej jo vetëm në të drejtat autoriale, por edhe në shumë projekte tjera të ndërlidhura me Kosovën dhe Shqipërinë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>