Analiza

ARKEP: Kosova numëron 1,763,728 abonentë mobile, 82.281 fiks dhe 183,127 interneti

Nov 28 2014
0 Shpërndarje
ARKEP: Kosova numëron 1,763,728 abonentë mobile, 82.281 fiks dhe 183,127 interneti

perdoruesit internetAutoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike të Kosovës ka publikuar raportin e tremujorit të tretë të këtij viti ku ka zbuluar disa nga rezultatet e sektorit komunikimeve elektronike në vend. Raportin përfshin disa indikatorë kryesor të telekomunikacionit në Kosovë. ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyr kornizën rregullatore, të përcaktuar nga ligji për komunikime elektronike dhe ligji për shërbime postare si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së telekomunikacionit respektivisht komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.

ARKEP ka filluar veprimtarinë në vitin 2004 me qëllim rregullimin, zhvillimin dhe liberalizimin e sektorit të telekomunikacionit dhe shërbimeve postare në Republikën e Kosovës. Raporti është i përbërë nga tre seksione, ku në secilin prej tyre analizohet tregu i telefonisë mobile, telefonisë fikse dhe Intenetit fiks dhe mobil. Më një përmbledhje të përgjithshme, numri i përdoruesve të telefonisë fikse është rritur me 2.67 % duke shkuar në 82,281 abonentë krahasuar me një vit më parë. Telefonia mobile është ajo që ka më shumë përdorues me afro 1,763,728 abonentë. Kjo shifër ka rënë me 1.28 % krahasuar me të dhënat e një viti më parë. Ndërsa përdoruesit e Internetit janë më paktët ku në Kosovë numërohen 183,127 abonentë një rritje kjo me 17.08 % krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket tablos së financave të sektorit të komunikimeve elektronike është telefonia mobile që gjeneron më shumë të ardhura me një shumë prej më shumë se 41 milion e gjysmë Euro, më pas vijnë të ardhurat që gjenerohen nga abonentët e internetit prej 5 milion e 985 mijë Euro dhe telefonia fikse në fund me të ardhura prej 4 milion e 91 mijë Euro. Të ardhurat e gjeneruar nga telefonia mobile kanë pasur rritje prej 17 % krahasuar me një vit më parë. Ndërsa telefonia fikse është përballur me humbje prej 3.84 %. Interneti në Kosovë arriti të sillte një rritje modeste në të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

pamje pergjithshmeTelefonia Mobile

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të tretë ka arritur në 1,763,728 përkatësisht për 1.28% më i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku numri i përdoruesve ishte në kuotën maksimale. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak të 2014, numri i përdoruesve ka një rritje të ndjeshme prej 10.33% (ose 165,076 përdorues).

Trendi i numrit të përdoruesve të telefonisë mobile në tremujorin e tretë, sikurse edhe në periudhat e njëjta të viteve paraprake tregon një rritje të ndjeshme. Gjithashtu edhe penetrimi në këtë tremujor të 2014 ka shënuar rritje, duke iu afruar vlerës maksimale te penetrimit prej 98%, vlerë kjo e arritur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (tremujori i tretë i 2013), e cila është vlera më e lartë e penetrimit të telefonisë mobile deri më tani.

Të ardhurat që gjenerohen nga ky sektor i komunikimeve elektronike vijnë kryesisht nga operatorët mobil Vala (PTK) dhe IPKO (Telekom Slovenije). Për këtë tremujor operatori Vala gjeneron 60.83 % të të ardhurave totale nga ky sektor, ndjekur nga IPKO me 33.33 %. Në fund qëndrojnë operatorët Zmobile që gjeneron 5.82 % të ardhurave totale dhe operatori D3 Mobile me vetëm 0.02 % të të ardhurave totale. Përsa i përket numri të përdoruesve, operatori Vala ka 53.2% të totalit të tyre ndjekur nga IPKO me 36.4 %. Përsëri në fund qëndrojnë operatorët Zmobile dhe D3 Mobile me 10.34 % dhe 0.01 % të pjesës së tregut respektivisht.

Indikatorët e trafikut të telefonisë mobile tregojnë një dominimin të thirrjeve përmes operatorëve të telefonisë mobile ndaj operatorëve virtual. Thirrjet kryesisht janë brenda rrjetit ku ndër 364.424 minuta, 323.782 janë brenda rrjetit dhe vetëm 21.348 janë ndaj operatorëve të tjerë kombëtarë. Thirrjet drejt destinacioneve ndërkombëtare janë në total prej 4.795 minuta. Thirrjet nga operatorët virtualë gjenerojnë një trafik prej 26,553minuta ku 9684 minuta janë brenda rrjetit dhe 14,712 minuta drejt një operatori tjetër virtual. Thirrjet kombëtare drejt operatorëve mobil përbëjnë një trafik prej 1,680 minutash dhe ato ndërkombëtare 365 minuta. Numri total i trafikut të gjeneruar është 390.976 minuta ku 364.424 janë nga operatorët mobil ndërsa 26,553 janë nga operatorët virtualë.

Telefonia Fikse

Përdoruesit (linjat aktive) e telefonisë fikse deri në tremujorin e tretë 2014, kanë kapur shifrën prej 82,281, që tregon rritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraardhës të 2014 prej 5823 përdoruesish. Përdoruesit individual janë në masën 80 %, ndërsa ato biznes 20 %. Penetrimi i këtij shërbimi është në shifrat 4.53 %, një rritje kjo nga një tremujor në tjetrin me 0.32 % dhe nga viti në vit me 0.12 % për, kjo për shkak të rënies përgjatë tremujorëve të kaluar.

Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10% në rreth 40%, respektivisht. Tregu tërësisht dominohet nga Telekomi i Kosovës i cili zotëron 97.59 % të tij përkundër 2.41 % të IPKO. Trafiku i gjeneruar dominohet nga thirrjet brenda rrjetit.

Interneti Fiks

Në fillim të 2010 në Kosovë ishin 103.040 abonentë të internetit, ndërsa sot janë më 183.127 abonentë të këtij shërbimi. Numri i linjave të internetit me qasje brezgjerë deri në tremujron e tretë të 2014 i raportuar nga operatorët është prej 182,363 linjash të internetit, me ç’rast vërehet një rritje e lehtë linjash apo 1.11 % në krahasim me tremujorin e dytë të 2014, dhe një rritje më të ndjeshme prej 25,093 linjash apo shprehur ne % 15.95 në krahasim me periudhën tremujorin e tretë të 2013. Penetrimi për shtëpi është në shifrat 61.64 % ndërsa për 100 banorë është në masën 10.09 % ku në të dyja rastet kemi rritje prej 0.93 dhe 0.16 % respektivisht.

Interneti 3G

Mobile Broadband apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G për përdoruesit e telefonisë mobile të operatorit alternative IPKO është mundësuar që nga dhjetori i vitit të kaluar. Numri i përdoruesve aktiv që janë qasur në internet përkatësisht kanë kryer një data event me telefonë të mençur dhe gjatë asaj kohe kanë qenë të lidhur me rrjetin 3G për tremujorin e tretë të 2014, është 244,166 e që shënon një rritje të konsiderueshme prej 34% krahasuar me tremujorin paraardhës. Penetrimi i qasjes mobile në internet përmes rrjetit 3G për tremujorin e shkuar ka arritur në 13.45%

Numri i përdoruesve/kartave SIM që kanë qasje vetëm në internet përmes teknologjisë së rrjetit mobil GPRS/EDGE janë rreth 26,845. Tregu i Internetit dominohet mes tre operatorëve kryesor si për nga përdoruesit ashtu dhe nga të ardhurat. Për nga numri i përdoruesve IPKO mban 50.2 % të tregut ndjekur nga Kujtesa me 21.2 % dhe PTK me 18.2 %. Operatorët Alternativë përbëjnë 10.4 % të tregut të përdoruesve. Ndërsa për nga të ardhurat përsëri IPKO dominon me gjenerimin e 40.55 % të të totalit ndjekur nga PTK me 23.82 % të totalit dhe Kujtesa me 23.32 %. Operatorët alternativë gjenerojnë 12.31 % të të ardhurave total të sektorit të komunikimeve elektronike. (PCWorld Albanian)

Tags >

ARKEP
Lajmet e fundit>