Analiza

ARKEP publikon raportin e parë të cilësisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike të Kosovës

Apr 1 2015
0 Shpërndarje
ARKEP publikon raportin e parë të cilësisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike të Kosovës

Nazi

Autoriteti Rregullator i komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, ARKEP, ditën e sotme publikoi raportin vjetor të cilësisë së shërbimeve për vitin 2014. Siç mund ta dini funksionin e këtij autoriteti, qëllimi parësor i tij është sigurimi i ofrimit të shërbimeve cilësore për konsumatorët.

Viti 2014 ishte ndër më intensivët përsa i përket aktivitetit të këtij operatori. Nëse kujtoni, në fundin e 2013, ARKEP hapi frekuencat për operatorët mobil duke ju krijuar akses në spektrat për internetin 4G. Pas një viti, operatorët IPKO dhe PTK (Vala) kanë filluar të ofrojnë 3G dhe 4G në disa zona kyçe të Prishtinës.

Por le të hyjmë direkt e në temë! Çfarë të dhënash sjell ky raport për konsumatorët ? Tashmë ekziston një rregullore e cila përcakton cilësinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore, ARKEP njëherë në vit përgatit dhe publikon këtë raport ku bëhen të ditura: Pretendimet e operatorëve për cilësinë e shërbimeve, obligimet në cilësinë e shërbimeve, raportet e operatorëve mbi cilësinë e pretenduar të shërbimeve, matjet dhe llogaritjet e rezultateve të ARKEP si dhe në fund komentet e ARKEP lidhur me nivelin e cilësisë së shërbimeve në Republikën e Kosovës.

ARKEP tashmë zotëron një sistem që bën matjet për shërbimet e telefonisë fikse, mobile, sms-ve, thirrjeve në interkonieksion dhe sms në interkoniekson. Me qëllim lehtësimin në zbatimin e rregullores, ARKEP bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me operatorët IPKO dhe Telekomin e Kosovës.

Raporti vjetor mban të gjitha matjet e realizuara gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2014. Matjet janë realizuar në qytetet e Prishtinës, Ferizaj, Gjilanit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Lipjanit. Po të kalojmë menjëherë në detajet e matjeve kështu që të kemi një pasqyrë më të qartë të nivelit të cilësisë së shërbimeve në Kosovë.

Cilësia e shërbimit të telefonisë Fikse

Shërbimi i Telefonisë fikse të PTK-së rezultoi në një rast me mospërputhje negative përsa i përket thirrjeve të dështuara dhe në dy raste me mospërputhje pozitive për kohën e vendosjes së thirrjeve dhe cilësinë e transmetimit të zërit. Po çfarë do të thotë mospërputhje pozitive dhe negative? Në rastin e një mospërputhje pozitive do të thotë se nga krahasimi i parametrave cilësore të shërbimeve të pretenduara nga operatori dhe të matura nga ARKEP, rezulton se kompania ka performuar më mirë sesa ka pretenduar dhe raportuar. Në rastin e mospërputhjeve negative arrihet në konkluzionin se operatori ka performuar më dobët sesa ka pretenduar sipas matjeve të ARKEP.

Operatori IPKO shfaqet me mospërputhje negative në kohën e vendosjes së thirrjeve ndërsa me mospërputhje pozitive në aspektin e cilësisë së transmetmit të zërit dhe raportit të thirrjeve të dështuara.

Nga konluzioni ARKEP konstantoi në të dyja rastet për të dy operatorët se në përgjithësi ofrojnë shërbime publike të telefonisë fikse kryesisht në përputhje e vlerat e deklaruara edhe pas matje nga autoriti në fjalë.

1 2

Cilësia e shërbimit të telefonisë së lëvizshme

Ndërsa telefonia mobile “flet” kundër operatorëve Vala dhe IPKO. që të dy operatorët në tre rastet e matura të cilësisë së shërbimit rezultojnë me mospërputhje negative. Diferencën më të madhe mes cilësisë së pretenduar dhe matjeve të ARKEP duket ta ketë operatori Vala. Nga konkluzioni i ARKEP bazuar në matjet e realizuara thuhet se operatorët ofrojnë një cilësi më të dobët krahasuar me parametrat e deklaruara nga të dy operatorët.

3 4

Cilësia e shërbimit të mesazheve të shkurtuara (SMS – Telefonia Mobile)

Përsa i përket matjeve të kryera nga ARKEP krahasuar me ato të deklaruara nga operatorët, Vala shfaqet me mospërputhje pozitive në të dy rastet e testuara ndërsa IPKO me mospërputhje negative në të dy rastet e testuara nga ARKEP. Në këtë rast është operatori Vala i PTK-së që ka avantazhin krahasuar me konkurrentët. Konkluzioni i ARKEP thotë se operatori Vala ofrojnë një cilësi më të lartë krahasuar me cilësinë e deklaruar ndërsa operatori IPKO një cilësi më të dobët sesa pretendon.

56

Cilësia e shërbimit për thirrjet në interkoneksion nga PTK dhe Vala

Matjet e realizuara në interkoneksion për thirrjet nga PTK fiks në drejtim të IPKO fiks rezultojnë me mospërputhje pozitive në kohën e vendosjes së thirrjeve dhe cilësinë e transmetimit të zërit ndërsa me mospërputhje negative në raportin e thirrjeve të dështuara. Për matjet e realizuara nga PTK fiks drejt IPKO mobil, në tre rastet e matjes kemi të bëjmë me një përputhje të plotë. Matjet e realizuara për thirjet nga Vala drejt IPKO Mobil shfaqet një mospërputhje pozitive në raportin e thirrjeve të dështuara dhe kohën e vendosjes së thirrjeve ndërsa një mos përputhje negative përsa i përket cilsësisë së transmetimit të zërit.

7 8 9

Cilësia e shërbimit për thirrjet në interkoneksion nga IPKO fiks dhe mobil

Për matjet e realizuara nga IPKo fiks drejt PTK Fiks, rezultohet me mospërputhje pozitive në raportin e thirrjeve të dëshurara dhe atë të kohës së vendosjes së thirrjeve dhe mospërputhje negative në rastin e cilësisë së transmetimit të zëri. Ndërsa matje e realizuara për thirrjet nga iPKO Mobil në drejtim të Vala vihet re një mospërputhje negative për kohën e vendosjes së thirrjeve dhe cilësinë e transmetimit të zërit. Nga ana tjetër, raporti i thirrjeve të dështuara shfaqet me mospërputhje pozitive.

10 11

Cilësia e shërbimit të SMS-ve nga Vala drejt IPKO Mobil

Dërgimi i SMS nga Vala drejt IPKO shfaqet me një mospërputhje pozitive si për përqindjen e pasuksesshme të SMS-ve të pa dërguara ashtu edhe për vlerën mesatare të kohës së dërgimit. Çka do të thotë se Vala gjendet brenda parametrave të premtuar.

12

Cilësia e shërbimit të SMS-ve nga IPKO Mobil drejt Vala

Operatori IPKO Mobil shfaq një mospërputhje negative në të dyja rastet si të përqindjes së pasuksesshme të mesazheve të dërguara ashtu edhe për vlerën mesatare të kohës së dërgimit të SMS-ve. Edhe në këtë rast, është operatori Vala që ka një avantazh të dukshëm ndaj IPKO përsa i përket cilësisë së shërbimeve.

13

Konkluzioni i ARKEP

Sipas Autoriteti Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Shikuar në përgjithësi vlerat e siguruara nga matjet e ARKEP-it dhe krahasimet e tyre me vlerat e deklaruara, përkatësisht të raportuara nga operatoret, atëherë mund të konkludohet se përdoruesit fundor (Konsumatorët) kryesisht shfrytëzojnë shërbime me një kualtet relativisht të kënaqshëm. ARKEP tha se duke qenë se ky është viti i parë që kryhen matje të tilla, në raportet e ardhshme do të shfaqen edhe krahasime për vitet e shkuara.

Nga sa pamë ne, ishte operatori PTK/Vala që në disa raste qëndronte përpara IPKO-s me një avantazh të dukshëm në rastin e dërgimit të mesazheve SMS në interkoneksion. Gjithësesi ju ngelet juve të jepni gjykimin përfundimtar dhe ne i qëndrojmë konkluzionit të ARKEP se përgjithësisht qytetarët kosovarë kanë në dorë një shërbim cilësor të komunikimeve elektronike.

(PCWorld Albanian)

Tags >

ARKEP
Lajmet e fundit>