Harduer

Arkitektët e Amsterdamit i bashkohen garës për ndërtimin e shtëpisë me printer 3D

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Arkitektët e Amsterdamit i bashkohen garës për ndërtimin e shtëpisë me printer 3D

Print 3D housePrintimet 3D po shndërrohen gjithnjë e më tepër në një fenomen të rëndësishëm si dhe po zhvillohen fuqishëm aq sa mund të themi se printimi 3D i shtëpive të vërteta është thjesht një çështje kohe.

Deri tani dimë se firma hollandeze Arkitektura e Universit ka prezantuar projektin për shtëpinë “Landscape House” që do të printohet me printerin 3D D-Shape dhe pritet të realizohet përfundimisht në vitin 2014.

Gjithashtu firma londineze Softkill ka prezantuar projektin e vet lidhur me shtëpinë që do të prodhohet nga printeri 3D që ka pamjen e një skeleti me formën e rrjetës së merimangave.

Këtu vlen të përmendet dhe plani i Agjensisë Europiane të Hapësirës për printimin e një baze në Hënë që do të shërbejë si vendstrehim për astronautët dhe do ti mbrojë ata nga meteorët apo rrezet gama.

Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer

Së fundmi u shfaq edhe një firmë tjetër holandeze e quajtur DUS Architects, e cila njoftoi se pas disa muajsh do të nisë prodhimin e një shtëpie kanal(tipike holandeze) nëpërmjet këtij lloji printimi. (PCWorld Albanian)

Tags >

printer
Lajmet e fundit>